Drejtori i Hipotekës, debitor me miliona lekë ndaj shtetit

0
1633

Kjo ndodh vetëm në Gjirokastër ku Rilindja, ka graduar Meleq Karabinën, me postin e kryerregjistruesit të Zyrës së Pasurive të Paluajtshme në Gjirokastër. Shkarkimi spektakolar i Florian Hysit nga ky post dhe zëvendësimi i tij me Karabinën, mund të konsiderohet si një ndër skandalet e paprecedent brenda familjes së Rilindjes Socialiste. Jugunews, ka shtënë në dorë, raportin e përpiluar nga Drejtoria e Auditit të Brendshëm në Ministrinë e Drejtësisë, pas kontrollit të ushtruar në periudhën kur Hipoteka e Gjirokastrës drejtohej nga Hysi. Në raport nuk është gjetur asnjë shkelje përvec konstatimeve që kanë për objekt, debitet nga firmat e ndërtimit që operojnë në Gjirokastër cka nuk kanë kryer procedurat hipotekore pranë kësaj zyre. Mes shumë firmave të njohura që janë debitore prej qindra miliona lekësh, figuron edhe firma e ndërtimit të Meleq Karabinës, e cila figuron në emrin e bashkëshortes së tij Luljeta Karabina. Debiti është i vjetër prej 2013 në periudhën kur Rilindja, sapo kish fituar dhe kish zbritur si Mesia nga qielli për shqiptarët. Në raportin e auditit, mes firmave të tjera debitore, figuron ajo e Meleq Karabinës përmes emrit të bashkëshortes së vet Luljeta Karabina me shumën prej miliona lekësh. Kjo shumë, rezulton ende e papaguar ndaj shtetit ndërkohë që Karabina ish drejtues teknik i firmave të ndërtimit që operojnë në jug të vendit, vijon punën e tij si kryehipotekues në Gjirokastër cka përbën konflikt të pastër interesi. Për shkak se debiti i tij dhe i disa firmave të tjera të ndërtimit në Gjirokastër të cilat janë të lidhura me pushtetin si ajo e Zihni dhe Ruzhdi Bimes, shkon në disa dhjetëra miliona lek, ish kryerregjistruesi Florian Hysi, nxori një urdhër bllokimi procedurash për këto firma debitore të cilat i kishin krijuar një gropë të madhe shtetit. Veprimi i Hysit, u përkthye si pengesë në punët e tyre të grosistëve të ndërtimit mes të cilëve edhe vetë Karabina dhe përmes rrugëve politike dhe manovrimeve diabolike, u vendos që Hysi, të “qërrohej” dhe në vend të tij të vendosej një njeriu i tyre. Dhe kjo ndodhi sa hap e mbyll sytë. Hysi e mësoi lajmin e shkarkimit të tij përmes televizorit ndërkohë që shkarkimi ka qenë tërësisht i pabazuar në ndonjë vërrejtje nga të tre auditimet e ndërmarra në periudhën kur ai ka qenë në krye të Hipotekës.    meleqi-supermeleqi-2 meleqi-3 meleqi-4

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here