Drejtuar Demokratëve

0
157

Nga Indrit Vokshi – Ka nisur propaganda. Po thonë ja barbarët, ja të dhunshmit, ja sa turp etj. Të mos kompleksohemi. Asgjë për turp nuk ka ndodhur.

Prej asaj godine janë firmosur akte ku iu merren shqiptarëve miliona euro, me konçesionet e famshme. Është grabitur puna e përditshme e njerëzve.

Prej asaj godine janë sharë shqiptarët, janë quajtur të trashë dhe budallenj, vetëm pse nuk e kanë aprovuar atë. Kush nuk aprovon atë, shahet. Kush aprovon atë, është “në krahun e duhur të historisë”.

Ai nuk është as Krisht as Muhamed që të ketë moral për të gjykuar. Ai është lakmitar për lek dhe njeri i frsutruar i cili mendon se duke përdorur një shtet në shërbim të vetes, do të arrijë të realizojë ëndrrat e veta.

Ndërsa këta analistët e komentatorët që na qortojnë, le t’i shpërfillim sëbashku sepse ata kanë pranuar Ramën trafikant, kanë pranuar Ramën blerës votash, kanë pranuar Ramën protektor të deputetëve dhe kryebashkiakëve me precedent penal, kanë pranuar Ramën kryeredaktor të medias dhe kanë thënë “Oh sa i zoti ky Ed Rama. Bravo”.

As iu ka interesuar demokracia, as institucioni, as shprehja e lirë, as moraliteti në përfaqësim, as janë shqetësuar për mardhënien kryeministër-qytetar kur ky ka tallur fshatarët anë e m’anë Shqipërisë apo kur i ka quajtur qen të gjithë ata që e kritikojnë (një kryeministër demoktatik a i quan qen kritikët?!).

Tashti dalin e vikasin të shqetësuar e të alarmuar për dy kapsolla!

Këta janë thjesht shërbyes dhe janë krejt mediokër e banalë po t’i gjykosh me principet e demokracisë.

Na thonë se opozita proteston për pushtetin e vet. Po, le tiu themi po, ne protestojmë për pushtet. Po pse a veç bijt e bijat e Bllokut Komunist paskan të drejtë me mbajt pushtet në ketë vend? Vetëm atyre iu lejohet të protestojnë për pushtet?

Le tiu themi këtyre që mendojnë se intelektual të bëjnë syzet optike, se themeli i republikës është konsensusi i grupimeve për jetesë të përbashkët dhe hapsira të përbashkëta, me disa rregulla. Në momentin kur kryeministri deklaron se iki kur të dua vetë jo kur të thonë njerëzit ik se na lodhe, ky konsensus është prishur.

Pra ky ka shembur themelin e republikës, na e ka bërë të qartë se ua blej votat, ua blej median, ua marr pronat, ndërsa mediokrit optikë ankohen e thonë se prishja e këpurdhës është vandalizëm. Po ska më vandalizëm sesa të shembësh bashkëjetesën republikane dhe tentativën për demokratizim.

Ne le t’i mbrojmë idetë dhe pretendimet tona e të mos kompleksohemi fare. Ne kemi të drejtë. Ndoshta sdo kishte qenë mirë të përfundonim deri në protesta, mirëpo kur ska parlament, ska prokurori e gjykata për ta kufizuar pushtetin kryeministror, opozita përpiqet ta balancojë atë pushtet.

Balancimi i pushteteve është një ndër shtyllat e demokracisë. Dhe ne sot në një mënyrë i shërbyem demokracisë. E duke i pas shërby demokracisë, smund të lejojmë të kompleksohemi nga ata që i shërbejnë diktaturës.

Turp tiu vijë atyre që i shërbejnë diktatit, se ata janë vandalët dhe të trashët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here