Dritëhijet e 8 dhjetorit

0
181

Nga Skerdjan Dhuli

Sot eshte dite e bukur. Diell qe ashtu si festa qe vendi yne ka sot, Dita e rinise, ngroh kudo copeza shpirti Shqiptaresh te lire. Por une, e mesiguri shumica e shqiptareve kemi nje dileme: Kush e solli 8 Dhjetorin dhe kush jane protagonistet e vertete ? Nje pyetje qe mundon cdokend qe do te dije disa gjera nga e verteta e nje dite kaq historike per Shqiptaret. Kjo dileme ka nje arsye. Te gjithe e dime se ne sistemin komunist asnje femije i ish te Perndjekurve, burgosurve, persekutuarve, pushkatuarve, internuarve, nuk kishte te drejte studimi. Per kete jam deshmitar me te pjestaret e familjes time ku per shkak se gjyshi kshte bere burg politik, asnje nga femijte e tij nuk u lejuan te studionin ne universitet edhe pse ne gjimnaz ishin nder ose me te miret (vertetohet lehte kjo). Atehere kush ishin studentet qe dolen ne proteste dhe pse ? Pervec faktit qe ishte nje menyre revolte e tyre pas asaj qe kishte disa dite qe po flitej poshte e larte ne koridoret e intelektualeve, me pas ne burgje etj (historia dihet) studentet me se shumti ishin ne inercine e turmes qe ne fakt shumica e tyre as e dinin e as e kishin idene e asaj qe do vinte, pasoje e atyre revoltave. Por ne nuk mund ta mohojme se shumica e studenteve, sic pak kohe me pare, nje nga protagonistet e kohes, doktor Berisha ka deklaruar, ishin bijte kunder eterve te tyre. Dhe kjo eshte e verteta e madhe qe shume pak goje e mendje kane guximin ta shprehin. Dhe nuk eshte e rastesishme qe shume nga keta student sot nuk jane ne radhet e PD. Sepse ata, ca jane bere pishman qe me veprime spontane kane rrezuar eterit e tyre, e ca jane bere pishman qe kjo lule e re, me e bukura e ketyre 27 viteve, Partia Demokratike, do celte pikerisht nga nje veprim I tyre… qe sigurisht ka qene I pamenduar, se ndryshe ata ne shpirtin e tyre kurre sdo e lejonin kete dite. Por ka edhe nje fakt tjeter jo pak domethenes. Ne jemi I vetmi vend ne Europen ish Komuniste qe me rrezimin e sistemit komuinist nuk prekem asnje lule, e jo me nje komunist. Ne disa vende u pushkatuan udheheqesit (Rumani), e ne ndonje tjeter u derdh gjak, ndersa tek ne jo vetem qe nuk u pushkatua asnje anetar I byrose komuniste, jo vetem qe nuk u perdor asnje plumb ndaj atyre monstrave qe kishin pire gjakun e mijera te pafajshmeve qe denoheshin, pushkatoheshin, internoheshin e ju beheshin denime nga me mizoret vetem se donin liri, po madje as nuk u denuan kurre keto krime e askush nuk kerkoi nje ndjese. Nje falje qe sigurisht nuk do lante gjakun burgjet e 46 viteve, port e pakten do binte ne veshin e vuajtesve te komunizmit sin je grimce dinjiteti te rikthyer. Por nuk ndodhi. Dhe une besoj se nuk ndodhi pikerisht per shkak te kesaj zanafille. Shumica e studenteve ishin bij komunistesh. Per ta vertetuar kete, mjafton te ndjekesh trajektoren e tyre 27 vjecare ne politike dhe kupton gjithcka. Dhe argumanti I fundit qe e shton dozen e realitetit kesaj teze, eshte fakti qe shumica e ketyre, pra bijte e komunisteve qe ishin student, eshte se keta nuk e pranojne edhe sot rolin e heroit Azem Hajdari. Pra per ta Azemi ka qene thjesht nje nder ta, ndersa per te verteten Azemi ka qene kolona kryesore. Prandaj sot festoni. Por te pakten pranoni, qe disa prej jush keni qene femije komunistesh dhe me keq akoma, nga viti ne vit shtoheni ne numer. Pra mesa duket deshira boshe per protagonisem, eshte kthyer ne semundje ngjitese. Fiks sic cdo vite e me shume na shtohen pretendentet per veteran lufte, edhe pse ne fakt cdo vit vdesin. Rrofte kjo date, dhe produkti me i bukur i saj, Liria dhe Partia Demokratike !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here