Droga dhe krimi i organizuar, kërkesat e KE pas hapjes së negociatave për Shqipërinë

0
174

Veç lajmit të mirë se Komisioni Evropian do të rekomandojë hapjen e negociatave për vendin tonë, lista e “detyrave të shtëpisë” do të shtohet.

Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet problemi më shqetësues i Shqipërisë për Komisionin Europian. Po ashtu u bëhet thirrje partive politike, pozitë-opozitë që të gjejnë gjuhën e dialogut për çështjet e rëndësishme e sidomos vazhdimin e reformës në drejtësi, shkruan Gazeta Shqiptare.

“Komisioni Evropian ende shikon si nevojë të konsiderueshme që vendi të vazhdojë reforma të thella. Të pranojnë vlerat themelore të BE-së, për të krijuar sa më shumë besueshmëri. Kështu, ndikimi i krimit të organizuar në vend mbetet ende “i fortë””, thekson raporti për Shqipërinë, mëson Gazeta Shqiptare.

Megjithëse vlerëson punën e bërë sa i përket luftës ndaj kanabisit, Komisioni thekson se trafikimi i lëndëve narkotike drejt vendeve të BE-së mbetet një problem. Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn dhe Shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini do të vijnë në Tiranë për të dorëzuar raport progresin dhe më pas do të udhëtojnë edhe në Shkup.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here