Droga e kapur nga grekët në Kakavije, policia shqiptare sqaron situatën

0
176

Policia e Shtetit ka dhënë sqarime lidhur me lëndën narkotike të kapur nga policia greke në territorin e saj në afërsi të Kakavijës, dy ditë më parë.

Sipas Policisë së Shtetit shtetësja I.M., 28 vjeçe, nga Fieri, ka kaluar si këmbësore në Kakavije për në Greqi, mëngjesin e datës 6 prill 2018.

Asaj i janë kontrolluar bagazhet edhe nga Policia shqiptare edhe nga Policia greke. Gjatë kontrollit nuk i është konstatuar asnjë send i kundraligjshëm.

Në datën 8 prill, pra 2 ditë më vonë, kjo shtetase është ndaluar brenda territorit grek në autobusin e linjës Kakavije-Janinë, duke transportuar 10 kilogramë lëndë narkotike kanabis, ndërsa po udhëtonte nga Kakavija drejt Janinës.

Kjo shtetase prej mëngjesit të datës 06.04.2018, nuk ka hyrë në territorin shqiptar dhe lëndën narkotike e ka marrë në territorin grek.

Gjithashtu, nga shkëmbimi i informacioneve me homologët greke rezulton se kjo shtetase ishte në procedim nga Antidroga e Janinës prej kohësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here