Drogë e madhe në kufrin greko – shqiptar, arrestohet një person

0
157

Kapet nje sasi e madhe e droge në kufrin shqiptaron – grek.

Operacioni është zhvilluar ne Delvinaq te rajonit te Janines, rreth 20 kilometra larg pikes kufitare te Kakavies. Sipas njoftimeve te para te  policisë greke është arrestuar një përson dhe jane ne kerkim disa te tjere, emrat e te cileve nuk behen te ditur.

Gjatë operacionit është vënë në pranga një shqiptar, në rolin e trafikantit.

Sakaq lënda narkotike, ishte e ndarë në çanta, e fshehur në një makinë, të drejtuar nga shqiptari.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që vijon puna, për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në tentativën e trafikimit të lëndës narkotike.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me njesinë e Frontex-it që patrullon përgjatë kufirit me Shqipërinë.

Kjo njësi ka shtuar kontrollet në kufi për shkak të lëvizjeve të paligjshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here