Dropull/Pronari i banesës së vjedhur ishte larguar 1 ditë më parë,dyshon tek banorët e zonës

0
156

Të tjera detaje dalin lidhur me vjedhjen e kryer në Dropull gjatë natës .Pronari Vasil Basho ishte larguar nga Shqipëria vetëm një ditë më parë, për të shkuar në Greqi, aty ku edhe jetonte.
Në momentin e grabitjes, në banesë ndodheshin vetëm vjehrra e Bashos me një plakë tjetër, që e shoqëronte gjithmonë, dhe që të dyja ishin mbi 80 vjeçe.
Zyrtarisht nuk ka ende informacion për grabitjen, i zoti i shtëpisë ka thënë se në banesë kishte rreth 2000 mijë euro dhe 80 mijë lekë të rinj në ndryshim nga ajo çka u deklarua më parë për një shumë akoma më të madhe kjo për shkak të konfuzionit që kishin të pranishmit.
I njoftuar nga fqinjët ai është nisur urgjent drejt vendit të tij. Në deklarimet e para në polici, ai ka thënë se dyshon te personat e zonës të cilët e njohin .Nga ana e saj, policia ka shoqëruar deri më tani 8 persona nga fshati, qyteti dhe zonat përreth.
Tre grabitësit kanë qenë të maskuar dhe të armatosur, ndërsa nga banesa kanë marrë edhe dokumentat greke dhe ato shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here