Duajini të moshuarit ,ata janë e shkuara ,e tashmja dhe e ardhmja jonë.

0
271

Nga Jonida Qirko

Të gjithë ne kemi së paku një të afërm të moshuar , në mos në familje , në fis ,apo në lagjen ku jetojmë e njohim dikë .E pashmangshme është fakti që ne të gjithë do “plakemi” një ditë .Por të ndodhë shpesh të shikosh grupmosha të tilla dhe të fillosh të mendosh se si mund të jesh ti në moshën e tyre ,e nis e ëndërron…Disa tremben nga ai ëndërrim, të tjerë e kalojnë në heshtje por askush nuk lumturohet nga vitet që ikin.Dhe koha…koha ikën shumë shpejt.Të bisedosh me një të moshuar , të duket vetja sikur ke hapur një libër ku mundë të gjesh aty përgjigjen e çdo pyetjeje që ti kërkon.

A thua ata kanë lindur të tillë ,të moshuar? Me këto rrudha ? Me këto thinja ?

Jo.. ato janë vite të tëra që ata mbajnë në kurriz e nëse edhe ti do kesh fatin e tyre do i kesh një ditë për vete. Ata kanë qenë para nesh ,ata janë e shkuara jonë ,ata janë e tashmja por ata do të jenë edhe e ardhmja jonë. Ndaj mos u mërzisni nëse flisni me një të moshuar dhe ai ju pyet dy herë : Si? Apo çfarë? Ai dikur dëgjonte edhe tingullin më të largët.Mos u mërzisni nëse ai u thotë më lexo pak gazetën për të ditur ç bëhet,ai dikur shikonte me kilometra larg.Mos u mërzisni me një të moshuar nëse ai ju kërkon ta shoqëroni deri diku pasi nuk ecën dot pa u mbështetur . Mos harroni, ai u ka mësuar dikur dhe ju se si të ecni dhe të qëndroni në këmbë. E nëse ata harrojnë emra ,vende apo sende ,mos u mërzisni por tregojani me qetësi.

Koha përsëritet ,me një të moshuar duhet të sillesh si me një fëmi të porsalindur.Kujdesuni për të moshuarit çdo ditë,mos i lëni ata të vetmuar.Mos i braktisni ata “në shtëpi të moshuarish” , bëhuni ju streha e tyre. Ata nuk iu larguan nga vetja një minutë,ju dhanë jetë nga jeta e tyre ,gjak nga gjaku i tyre ,a ia vlen të braktisësh nënën e babën vetëm se u “plakën”? Mos e bëni këtë gabim ,ata sakrifikuan gjithçka për ju ,ju sakrifikoni vetëm diçka për ta, kohën tuaj . Është kaq e thjeshtë ,dhuroni dashuri ,ngrohtësi nëse doni që një ditë kjo e mirë tiu kthehet pas.Të moshuarit na rrëfejnë jetën me të mirat dhe të këqijat e saj ,mbajini në jetën tuaj , në gjirin tuaj akoma sa janë gjallë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here