Dy armë dhe dy pista hetimore për vrasjen e bariut Alket Muho në fshatin Rabie.

0
202

Sipas gazetarit te Juguneës.net që ndodhet në teren janë dy pistat e vrasjes së bariut Alket Muho ditën e djeshme ne fshatin Rabije te Memaliajt.

Vjehrei i të  ndjerit Alket Muho u shpreh se vrasja mund të jetë bere për një konflikt pronesie që dhenderi i tij kishte me dikë nga fshati, por që jeton në Sarandë. Dhe sipas tij vrasja është kryer me 30 plumba kallashnikovi dhe me snajper gjatë kohës që komunikonte në telefon me bashkëshorten e tij, por përjashton mundësinë e vrasjes për shkak të denoncimit të mbjelljes së kanabisit në fshatin e tij. Sipas tij para dy vjetesh mund te diskutohej droga se u la e lire qe te mbillej, por tani i kishin njoftuar te mos mbillnin se nuk do ti linin me.Ai pretendon se lajmin per vrasjen e tij e mori nga e bija, bashkeshortja e viktimes te cilet ishin duke fole ne telefon kur papritur u nderpre biseda. S Viktimws i kishin nxjerë edhe syrin e djathtë nga vendi.

Ndërsa babai i bariut  Gjolek Muho u shpreh se nuk ishte në dijeni të ndonjë konflikti ndërsa  kërkoi nga mediat që të rrëzohet varianti se viktima ka qenë denoncues në polici i mbjelljes së hashashit në fshatin e tyre. Sipas tij Alketi është vrarë nga afër  me kallashnikov dhe me cifte.Ai i beri apel shteti qe te gjeje vrasesit e djalit te tij.

Ndwrsa bashkeshortja e 44 vjecarit ne deshmine e saj thote se ishin duke fole ne telefon. Ka qene ora 10 e 10 minuta. Fjalet e fundit qe degjoi ishin” Cfare beni keshtu more cuna?” dhe menjehere shkoi ne vendin e ngjarjes ku e gjeti te vrare.

Pavarësisht pretendimeve të familjarëve, sipas burimeve tona nga fshati Rabie pista e vrasjes për shkak të denoncimit në polici të mbjelljes së kanabisit mbetet e hapur. Ditet e fundit policia kishte zbuluar parcela me kanabis ne afersi te zones ku ka ndodhur vrasja.

Policia e Qarkut Gjirokastër ka bërë gjatë ditës së sotme shoqërimin e disa personave në komisarjatin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here