Dy arrestime ne Libohove

0
167

Nga punonjësit në Postën e Policisë Libohovë u bë arrestimi i shtetasit: Astrit Velaj, 56 vjeç, banues në fshatin Bulo, Libohovë, për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 284 i Kodit Penal. Gjithashtu po ne Libohovë, Gjirokastër sot nga punonjësit në Postën e Policisë Libohovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Piro Bane, 68 vjeç, banues në Libohovë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si dhe ka goditur me mjet prerës vajzën e tij 30 vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 130/a i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here