Dy Kamberë në një derë (Zamira & Mirela)

0
365

Nga Dorian Latifi  

Janë dy personazhet femra që “adhurohen” me angari, nga pjestarë të administratës bashkiake dhe asaj shtetërore të institucioneve ku drejtohen nga Rilindasit. Zamira dhe Mirela kanë shumë të përbashkëta. Më shumë gjëra i bashkojnë sesa i ndajnë. E para, i bashkon gjinia, e dyta koalicioni, për të mos folur pastaj për tipare të tjera të përbashkëta. Por në antitezë me Mirelën që nuk ja ka haberin fare Gjirokastrës dhe e ka njohur atë kur Rilindja e bëri ministre në një resor mjaft të rëndësishëm, Zamira është gjirokastrite lindur, rritur dhe arsimuar po në qytetin e saj. Mirela buzëqesh e shtiret për të përfituar vota me make-up-in e Rilindjes, Zamira është më e sinqertë pasi i buzëqesh atij që do dhe i sulet dikë që urren. Mirela mësoi së fundi se origjinën e ka nga Libohova e bën be e rrufe për këtë aq sa i kanë ngelur vetëm guret për t’u dhënë leksion njohjeje, Zamira nuk e ka vënë në pah një fakt të tillë pasi e njohin të gjithë. Nga stafi i kryebashkiakes së Gjirokastrës, ka rrëshkitur një episod i paradokohshëm kur Mirela Kumbaro në zyrën e Zamira Ramit, i pati kërkuar kësaj të fundit mbështetje politike, për të qenë e sigurtë si deputete. Pra një ministre e plotfuqishme si Kumbaro, ka kompleksin e nënshtrimit përballë një kryetareje bashkie aq më tepër si Zamira që nuk ta përton fare. Dhe Zamira Rami i është përgjigjur Kumbaros se duhet ta dinte se me cilën parti militon kryebashkiakia. Nejse ky episod edhe sikur të jetë thashethem, nuk të lë afrimiteti mes dy “ikonave” femërore “bio” se Mirela nuk ta përton me “bio”-n e saj, të mendosh të kundërtën. Ato janë parë mjaft ditët e fundit të shtrënguara pas njëra-tjetrës me mjaft dashuri dhe refelktuar mirësi dhe prosperitet për banorët e Gjrokastrës. Mirela në një anë mbledh banorët e Pazarit të Vjetër për tu mbushur mendjen rreth projektit të Bypassit, në anën tjetër fluturon në Zagorie e Libohovë për të “kuvenduar” me zgjedhësit e saj të ardhshëm. Zamira e ka kaluar këtë fazë me sukses këtu e dy vite të shkuara, ndërsa kopja e saj në terren, arshivon buzëqeshjet e saj për cdo zgjedhës. Fushata për Mirelën ka startuar që kur merr me vete shpurrën e digasterit që drejton dhe “unazat” dhe “cengelat” që ka në DRKK Gjirokastër. Për të menduar se ka garë idesh, apo rivalitet intelektual mes Zamira Ramit dhe Mirela Kumbaros, nuk ka, por të paktën kryebashkiakia e Gjirokastrës, është me këmbë në tokë prej 2 vjetësh, ndërsa Kumbaro fluturim reaktiv pa busull. Aq pa busull ka qenë dhe është, saqë Sulltan Novruzin e sivjetshëm e ka quajtur Kurban Bajramin!!!! Popo dhe kjo ka ndodhur. Ndoshta është ngatërruar, mbase i duhen leksione fetare për të thelluar më tepër njohuritë rreth festave të kultit për besimet fetare. Gjithësesi supozojmë se është dhe ka qenë një lapsus se ndoshta dhe ka qenë i tillë. Të dy rivalet, përpiqen të marrin meritat e FSHZH për makijazhin e ndërtesave në Gjirokastër përpara viteve 90. Të dyja pozojnë në tv e kontrolluara nga to. Mirela me një delikatesë po aq false sa kartmonedhat euro të kapura në Shijak, ndërsa Zamira Rami me sjelljen e vet karakteristike që është tipari identifikues i saj. Pra “Kamberet” kanë zënë derën e Gjirokastrës, për aq kohë sa të ndërgjegjësohen votuesit se si Mirela dhe Zamira, apo Zamira dhe Mirela janë të dyja pjellë e një ekuacioni, koalicioni dhe produkti, që gjirokastritët, duhet t’u celin rrugën për në kosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here