Dy memalijotë, lëndohen në një aksident automobilistik. Ja emrat e tyre

Një aksident ka ndodhur në orët e mbasdites së të shtunës në aksin Gjirokastër-Tepelenë në kilometrin e 12 në vendin e quajtur “Votuca”. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin duke shkaktuar lëndimin e tre personave përvecse dëmeve në materiale që ndodhën si pasojë e përplasjes së madhe. Sipas Grupit Hetimor, përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa mund të thuhet se fati ka qenë me të lënduarit të cilët kanë pësuar fraktura dhe plagë pa pasoja për jetën. Automjeti tip Mercedez-Benz me targa AA798OG me drejtues Aleko Elmazaj, ka qenë me shpejtësi skëterre saqë ka humbur kontrollin në tentativë për të parakaluar një kamiocinë që kishte përballë. Sipas grupit hetimor, mania e drejtuesit të këtij mjetit për të parakaluar me shpejtësi, ka sjellë pasojën. Përballë është ndeshur me një automjet që vinte nga veriu tip Opel me targa AA506DP me drejtues mjeti Bledar Lamaj nga Tirana. Mjeti ku u godit nga Mercedez-Benzi, kishte në bord edhe dy persona të tjerë përkatësisht Serjan Tukun 57 vjec dhe Lorenc Mullaraj 26 vjec të dy banorë të Memaliajt. Të dy këta, kanë pësuar lëndimet më të mëdha si pasojë e këtij aksidenti. Në vendngjarje, kanë shkuar forcat e ndihmës mjekësore ku kanë transportuar në Spitalin Rajonal, të lënduarit për t’u trajtuar. Sipas ekspertëve të grupit hetimor, faji ka qenë i drejtuesit të Mercedez-Benzit i cili ka përplasur në momentin final, mjetin e tij, me Opelin. Vetë drejtuesi i mjetit, nuk ka pësuar dëmtime serioze, pasi e ka mbrojtur airbag-u, ndërsa dy të tjerët që gjendeshin në bordin e Opel-it, nuk kanë vendosur rripin e sigurimit. Policia ka shoqëruar në komisariat, drejtuesin e Mercedez-Benzit Aleko Elmazaj, ndërkohë që pritet raporti përfundimtar i grupit hetimor për këtë ngjarje. Aksidenti i sotëm është i pesti që ndodh këtë vit në aksin veri-jug në territorin e Qarkut të Gjirokastrës me një bilanc prej tre të vdekurish dhe gjashtë të lënduar.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment