Dy vatra të reja në Patos, mes të infektuarve në Fier edhe pronarët e një kopshti privat

0
116

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 10 raste të reja në qarkun e Fierit. Bëhet me dije se mes 10 të infektuarve në Fier janë një burrë e një grua, pronarë të një kopshti privat.
Në Patos janë konfirmuar dy vatra të reja me koronavirus. Mësohet se dy të infektuarit janë një 40-vjeçar dhe një pensionist. Nuk dihet se nga ku mund ta kenë marrë virusin.
Situata e krijuar nga Covid-19 në vend vijon të jetë shqetësuese, gjatë 24 orëve të fundit ministria njoftoi 156 raste të reja dhe 5 humbje jete në dy spitalet Covid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here