Dy vëllezër drejtorë në Gjirokastër, njëri i Tavos, tjetri i PS

0
579

Dy vëllezër drejtorë, me parti të ndryshme. Kjo ndodh vetëm në Gjirokastër dhe “fati”, u ka trokitur vëllezërve Rapi nga Gjirokastra. Koci Rapi, është drejtori i ri i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë i cili është prezantuar sot në këtë drejtori, duke marrë përsipër drejtimin e institucionit në fjalë, të zotëruar nga Tavo (kur themi Tavo nënkuptojmë LSI dhe e kundërta). Celësat, i’a ka dorëzuar vetë paraardhësi Thoma Puriqi, i cili Tavo alias LSI, e kanë graduar në postin e drejtorit të Përgjithshëm të Urdhërit të Veterinerit për gjithë Shqipërinë. Stafetën, i’a ka lënë Koci Rapit, refugjat deri para pak ditëve në Greqi dhe së fundi, i afruar nga Vangjel Tavo, për të qenë në krye të Drejtorisë së Bujqësisë-institucion ky, ku lëvrohen qindra milionë lek në vit, për fermerët dhe blegtorët përmes subvencionimeve. Koci Rapi ka dhe një vëlla drejtor por ndryshe nga ai që është i LSI, vëllai tjetër Stefan Rapi, është i PS dhe prej tre vitesh, drejton Agjencinë Rajonale të Mjedisit. Kësaj i thonë, pacin fatin e vëllezërve Rapi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here