Dyfishohen kërkesat për azil në Shqipëri

0
157

Kërkesa për të përfituar azil në Shqipëri ka pësuar rritje me 49,5% përgjatë vitit 2019.
Raporti i fundit i Institutit të Statistikave ka nxjerrë në pah se shumica e azilkërkuesve janë nga Iraku dhe Siria.
6557 persona kanë kërkuar azil në vendin tonë dhe 63% e tyre janë shtetas irakenë dhe sirianë, për t’u pasuar nga Maroku, Algjeria, Pakistani dhe nga Afganistani.
Ajo çfarë vihet re është se shumica e azilkërkuesve janë femra. Ato zënë 80,3 % të totalit të azilkërkuesve. Shtator-Nëntor është parë se janë muajt me numrin më të madh të aplikimeve për azil.
Krahas rritjes së aplikimeve në 2019, e kanë përfituar statusin e azilantit 485 persona, e krahasuar kjo me 2018 ka pësuar rritje me 40%.
Por rritje ka pësuar edhe numri i personave që e kanë humbur shtetësinë shqiptare në2019. Sipas INSTAT, 741 persona kanë humbur shtetësinë, rreth 15,8 % krahasuar me vitin 2018.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here