Dyshohet se i vodhi paratë klientes, nisin hetimet për përgjegjësen e bankës në Sarandë

0
123

Përgjegjësja e një banke të nivelit të dytë në Sarandë është vënë në hetim nga policia pasi u kallëzua nga një kliente se i kishte marrë një shumë parash të depozituara që prej vitit 2012.
Në komunikatën ditore policia e qarkut Vlorë ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e dy personave për vepra të ndryshme penale dhe vënien nën hetim të dy të tjerëve. Një 38-vjeçar është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërkohë kanë nisur hetimet për O. K., dhe S. Sh., banues në Ksamil, pasi kanë pushtuar një sipërfaqe toke, në të cilën kanë mbjellë pemë ulliri. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Policia vë në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, si dhe procedon penalisht 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit R. M, 38 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan në gjendje të lirë shtetasen T. A., me detyrë përgjegjëse në një bankë të nivelit të dytë, pasi është kallëzuar penalisht nga shtetasja S. K., për vjedhje të një shume parash që i kishte depozituar në këtë bankë që prej vitit 2012.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë janë proceduar penalisht shtetasit O. K., dhe S. Sh., banues në Ksamil, pasi kanë pushtuar një sipërfaqe toke, në të cilën kanë mbjellë pemë ulliri.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. B, 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here