Dyshohet se vendosi zjarrin ne Memaliaj , arrestohet 45 vjecari

0
154

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit F. Ç., 45 vjeç, banues në fshatin Memaliaj.

Shtetasi F. Ç. ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se është autor i zjarrëvënies në fshatin Memaliaj, në datën 24.09.2021, ku janë djegur një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore me shkurre, si dhe një sipërfaqe toke me vreshta.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas është autor edhe i një rasti tjetër të zjarrvënies në datën 12.08.2021 në fshatin Memaliaj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here