E diela me reshje shiu dhe bore

0
163

Moti i vranët do të vijoj deri në fund të ditës së sotme dhe me kalimin e orëve do të nisin edhe reshjet e shiut me intensitet të ulët.
Reshjet e dobta do të përfshijnë zonën e jugut dhe atë të qendrës ku lokalisht nuk përjashtohet edhe mundësia e shtrëngatave afatshkurtra. Në zonën e veriut reshjet do të jenë në formën e dëborës; në zonën e verilindjes në lartësitë mbi 300-400 metër dhe në relievet e tjera malore të vendit reshjet e dëborës do të jenë në lartësitë mbi 700-800metër.
Temperaturat pritet të arrijnë nga -3ºC në zonat malore deri në 2ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare, dërsa në vlerat e mesditës nga 1ºC në relievet malore deri në 14ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here