E diela nis me tërmete ,nga 6.8 ballë në Filipine në 4.5 në Shqipëri

0
138

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Filipinet.
Lëkundjet sizmike me magnitudë 6.8 ranë në ishullin e Mindanao-s, mëngjesin e kësaj të diele, rreth orës 2:12. Epiqendra ishte rreth 60 km në jug-perëndim të qytetit të Davao-s.
Tërmeti i fuqishëm ndodhi në një thellësi prej 28.2 km, sipas USGS.
Raportohet se nuk pati asnjë kërcënim për tsunami nga tërmeti në fjalë, që fillimisht u tha se ishte me magnitudë 6.9.Ndërsa në Shqipëri lëkundje janë ndjerë sërish në Tiranë dhe Durrës.Tërmet 4.5 ballë shoqëruar me disa pasgoditje ..Situata e tërmeteve vazhdon të mbetet shqetësuese në vendin tonë që prej 26 nëntorit tërmeti që tronditi Durrësin dhe gjithë opinionin publik me një bilanc tragjik me 51 jetë të humbura ,qindra të plagosur dhe dëme të jashtëzakonshme materiale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here