E FUNDIT !!!! Filloi braktisja e madhe. LSI në pikë të hallit, komisionerët e saj braktisin qendrat e votimit

0
3985

LSI po shpartallohet në Tepelenë e Memaliaj, nuk ka komisionerë në Qendrat e Votimit.

Informacionet nga LSI në Tepelenë, konfirmojnë për Jugunews.net se LSI ndodhet përballë faktit të kryer të braktisjes nga militantët e vet.

Këta të fundit, nuk i janë përgjigjur thirrjes për të qenë pjesë e komisioneve në qendrat e votimit, duke e futur në një krizë të thellë këtë parti një ditë para procesit zgjedhor.

Mësohet se deri në orën 22:30 LSI, nuk ka qenë në gjendje të plotësojë numrin e komisionerëve në qendrat e votimit në Martalloz, Krahës, Maricaj e Lopës.

Militantët e LSI, tashmë janë tërhequr nga thirrja që i ka bërë Tavo dhe Brahaj, për të qenë pjesë e administrimit të procesit zgjedhor në Memaliaj e Tepelenë duke dhënë sinjalet e forta për një rezultat katastrofal në dëm të partisë së Ilir Metës.

Punonjës të institucioneve që janë në varësi të LSI, nuk pranojnë të mbrojnë interesat e kësaj force politike në Tepelenë e Memaliaj, cka nënkuptohet që votat e tyre do të shkojnë tek dy partitë e mëdha PS e PD.

Situatë e ngjashme figuron edhe në Këlcyrë e Përmet ku në Ballaban, Sukë, Frashër e Grabovë, LSI, ghjendet e zbuluar duke mos gjetur asnjë komisioner.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here