E FUNDIT!!! Ja kush do të drejtojë Hipotekën në Gjirokastër në katër vitet vijuese

0
135

Sapo kanë filluar lëvizjet për emërimet e reja në krye të institucioneve publike në Gjirokastër.

Në një prej drejtorive jo pak të lakmuara sic është ajo e Hipitekës, Jugunews.net zbulon emrin që do të drejtojë këtë institucion gjatë kohës në vazhdim.

Ndonëse nuk është bërë publik emërimi i drejtuesit të ri të Hipotekës, gjithcka ka përfunduar duke sjellë në krye të saj për Qarkun e Gjirokastrës, një emër nga kryeqyteti me origjinë nga Gjirokastra.

Florian Taci, pritet të zyrtarizohet këto ditë dhe të marrë përsipër drejtimin e Hipotekës në Gjirokastër.

Taci vjen nga radhët e PSD së Gjinushit dhe ka qenë në listën e kandidatëve për deputet të PSD në zgjedhjet e 2013 për Qarkun e Gjirokastrës.

Më parë ka mbajtur postin e kreut të Forumit Rinor të PSD.

Florian Taci ka studiuar për juridik dhe në detyrën e re pason Meleq Karabinën i cili ka dhënë dorëheqjen në korrik të këtij viti, me kërkesë të kryeministrit Rama.

Në katër vitet e para të pushtetit të përbashkët PS-LSI, Hipoteka është drejtuar nga Klodian Micka, Florian Hysi dhe Meleq Karabina.

Nesër Jugunews.net do t’ju njohë me emrin që do të jetë në krye të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, ndërkohë që pasnesër, me drejtorin e ri të Spitalit Rajonal “Omer Nishani”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here