E FUNDIT !!! Jep dorëheqjen drejtori i ISKSH Edlir Sinojmeri, qetësohet Zamira

0
168

Jep dorëheqjen drejtori i ISKSH Gjirokastër Edlir Sinojmeri.

Dorëheqja është paraqitur një ditë më parë pranë kabinetit të ministrit të shëndetësisë e cila ka trajtën e parevokueshme.

Burime të Juguneës.net e kanë mësuar këtë lajm pranë Ministrisë së Shëndetësisë por edhe përmes një kontakti telefonik me zotin Sinojmeri.

Ky i fundit ka pranuar dorëheqjen duke dhënë shembullin konkret për t’i hapur udhën drejtuesit pasues në këtë institucion.

Veprimi i Sinojmerit është shembull klasik i një drejtuesi në një institucion jo pak të rëndësishëm sic është ISKSH.

Mesazhi i tij është i qartë për drejtuesit e tjerë të institucioneve publike në Gjirokastër. Këta të fundit përmes LSI, nuk e besojnë ende që epoka e tyre e përhershme pushtetmbajtëse, ka perënduar qysh kur partia e Ilir Metës vendosi të dilte e vetme në zgjedhjet e 25 qershorit.

Edlir Sinojmeri jo pak herë i është rrezikuar posti në krye të ISKSH sidomos në dy vitet e fundit me insistimin e Zamira Ramit pasi kjo e fundit e shikonte si rival për drejtimin e partisë. Ndonëse Sinojmeri ka qenë protagonisti kryesor që afroi Zamira Ramin nga depot e Universitetit të Gjirokastrës, në LSI për t’a bërë prefekte në 2013-2015, Rami nga ana e saj me një xhelozi patologjike nuk ka rreshtur asnjëherë sulmet ndaj tij deri sa kulmuan me shkarkimin nga posti i kreut të LSI në Gjirokastër pak javë para zgjedhjeve të 25 qershorit.

Ndryshe nga Rami e Tavo që janë të ardhur tek LSI pas shëtitjeve duke ndërruar partitë si mbreti gratë, Edlir Sinojmeri së bashku me të vëllanë e tij Genci Sinojmerin, janë ndër themeluesit e LSI dhe protagonistë të ngritjes së forcës së saj në Gjirokastër.

Zoti Sinojmeri është i vetmi drejtor nga radhët e LSI që në katër vitet e fundit nën drejtimin e tij, ISKSH, ka njohur rritje profesionale dhe vlerësim qytetar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here