E FUNDIT/ Vdekja e 20 vjeçares , reagon spitali i Gjirokastrës

0
135

Deklarata e plotë:
“Spitali Rajonal i Gjirokastrës i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e të ndjerës, 20 vjeçares me inicialet K.M., e cila është trajtuar në këtë spital mbrëmjen e djeshme.
Menjëherë sapo është paraqitur në spital 20-vjeçarja është asistuar nga mjekët dhe ka sjellë në jetë foshnjen e saj shëndoshë e mirë.
Pas ndërhyrjes operatore, e reja ka patur komplikacione të rënda dhe megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë.
Pritet të kryehet ekspertiza mjekoligjore për ngjarjen.
Spitali i Gjirokastrës siguron qytetarët që stafi i kualifikuar i spitalit tonë është në shërbim 24/7 për pacientët.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here