E godet rrufeja teksa kulloste bagëtitë, humb jetën 22-vjeçari nga Lazarati

Një 22-vjeçar nga Lazarati ka humbur jetën këtë të hënë pasi është goditur nga një rrufe.

Xhuljano Koçiu ishte duke kullotur bagëtitë në momentin kur ka rënë shkarkesa atmosferike. Edhe pse i riu është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Gjirokastër, ai nuk ka mundur të jetojë.

Ngjarja ka ndodhur në fushën e Luginës së lumit Drino, afër fshatit Bulo. 22-vjeçari nga Lazarati është viktima e dytë brenda 5 muajve që shënohet në Qarkun e Gjirokastrës që humbin jetën nga rrufetë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment