E kush thotë se nuk kultivohet më kanabis në Tepelenë? Ja sesi u zbulua sasia dhe arrestimi i poseduesve

0
154

Hashashi në zonën e Kurveleshit vazhdon të jetë gjë e zakonshme, ndërkohë që policia rastësisht zbulon 32 kg kanabis.

Kanë qenë specialistët e Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, ata që arrestuan në flagrancë Klerdi Graçi, 33 vjeç, Aulon Milo 31 vjeç e Aleksandros Vasili 26 vjeç të tre nga Vlora.

Të tre të rinjtë nga Vlora janë kapur si përgjegjës kryesorë të transportit të lëndës narkotike që gjendej në bordin e automjetit Opel me targa AA927RJ teksa qarkullonte në aksin rrugor rural Bënçë-Progonat. Policia ka ushtruar kontroll në automjet i cili është braktisur në momentin e fundit, nga drejtuesi që mendohet se është një i ri nga Tepelena me inicialet E.Zh.

Policia zbuloi sasinë narkotike me peshë 32 kg. Kaq ka mjaftuar që të tre të rinjtë nga Vlora, të arrestoheshin në vend. Sipas policisë, lënda narkotike transportohej me Opel-in ndërkohë që shoqërohej para dhe pas nga Aulon Milo e Aleksandros Vasili me mjetet Audi me targa AA204SL, si dhe me një fuoristradë pa targa. Policia ka sekuestruar lëndën narkotike ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë trafik të cilët mendohen se janë rreth pesë të tillë.
Ndaj të arrestuarve, rëndon vepra penale e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Ndërkaq u bë shpallja në kërkim për tepelensin 31 vjeçar që braktisi mjetin me lëndën narkotike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here