E PABESUESHME !! Gjykata e Përmetit liron në sallën e gjyqit, dhunuesin e basketbollisteve femra dhe policëve

0
190

Skandal ne Gjykaten e Permetit.

Ardian Cobo 47 vjec i arrestuar dy dite me pare nga Policia e Permetit per dhune te ushtruar ndaj dy lojtareve te ekipit te basketbollit te Flamurtarit te Vlores, eshte liruar sot ne sallen e gjyqit ne Gjykaten e Permetit.

Ate e ka liruar avokatja e tij qe eshte edhe nena e te pandehurut Ardian Cobo, Minushe Cobo.

Sapo eshte dhene masa e arrestit me “detyrim paraqitje” per dhunuesin e basketbollisteve femra mesditen e te dieles.

Prokurorja e ceshtjes Silvana Pani kishte kerkuar burg pa afat nderkohe qe avokatja Minushe Cobo e 47 vjecarit Ardian Cobo, kerkoi lirimin e menjehershem. Gjyqtari Pashk Gjaci mori per baze argumentet e paraqitura nga avokatja e te pandehurit cka dha vendimin me detyrim paraqitje. Ardian Cobo u arrestua mesditen e te dieles per dhune te ushtruar ndaj dy lojtareve te Flamurtarit pas takimit te basketbollit Permeti-Flamurtari kur lojtaret e Flamurtarit debatonin ne dhomat e zhveshjes me lojtaret e Permetit ku nje prej tyre ishte edhe e bija e te arrestuarit Ardian Cobo.

Gruaja e ketij te fundit eshte trajnere e ekipit te basketbollit te femrave te Permetit.

Prokuroria kishte ngritur tre akuza konkretisht Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik,  mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik dhe dëmtime të tjera me dashje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here