E paprecedentë: Ja ku i zhvillon takimet partiake Bledi Cuci

Kandidati për deputet i PS në Gjirokastër, zhvillon takime partiake në institucionet arsimore. Ka disa ditë që Bledi Cuci, po zhvillon takime paraelektorale në zonën e Cepos ku ka kontaktuar me anëtarësinë socialiste në fshatrat Mashkullorë, Humelicë dhe Palokastër. Nga foto shihet qartë se Cuci ka zgjedhur të organizojë takime politike në institucione publike aq më shumë kur ato organizohen në institucione arsimore. Në foto duket qartë se Cuci, ka zhvilluar takime në një klasë ku dërrasa e zezë në krye, e ka “tradhtuar” ish ministrin Cuci. Nuk dihet se cfarë qëndrimi do të mbajë Drejtoria Arsimore Rajonale për këtë rast pasi Cuci, ka shkelur në mënyrë flagrante pavarësinë institucionale ku tubime politike ndalohen kategorikisht të zhvillohen brenda ambjenteve të shkollave ndërkohë që ish ministri Cuci, nuk ka qenë as në oborr të shkollës apo në korridor, por bash mu në klasë me dërrasën e zezë në krye.

 

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment