E paprecedente, mbeshtetesit e Berishes sulmojne Roland Bejkon

0
133

Mbështetësit e Berishës e kanë pritur me ofendime sekretarin për cështjet vendore z.Roland Bejko duke e mos e lejuar të futet në selinë blu. Situata është tensionuar para selisë së PD-së.

Këto të fundit kanë tentuar ta godasin dhe kanë penguar futjen e tij në mbledhjen e orës 11:00 të organizuar nga kryedemokrati, Lulzim Basha.

Fill pas kësaj ai është larguar nga selia.

Z. Bejko lidhur me këtë rast, jashtë selisë theksoi se, “ishte kërcënuar nga mbështetësit e Berishës, por se nuk kishte frikë nga asnjë”.

“Unë kam qenë njeriu që e kam mbështetur Berishën në 97’ por ka një kohë që boll është boll. Erdha të futesha në seli nuk e dija që kisha kaq shumë njerëz u gjenda përballë këtij reagimi. Do i drejtohem vetëm Berishës të mbajë njerëzit nën kontroll! Se këtë ma ka bërë vetëm turma e enveristëve që më ka nxjerrë jashtë nga greva. E bëjnë për ata oligarkë të partisë që i kanë shtypur e i kanë mjelur këta. Njerëz që kanë dhënë shumë për PD. Faj ka ai që i ka sjellë këtu, jam befasuar kur pash që më qëlloi njeriu që kam mbajtur me bukë. Kjo që ndodh tani më ka ndodhur në shkurt të 91. Ishim dujke organizuar grevën e studentëve kundër Enver Hoxhës. Kam qenë organizator. Kur po bënim atë grevë, erdhën mbështetës të Hoxhës dhe na kanë shkelur me këmbë. Ka ardhur turma e enveristëve na ka nxjerrë jashtë kemi që në 90 që luftojmë me këtë njeri dhe sot marrim sharje. Ky është produkt i Sali Berishës dhe paaftësi e menaxhimit e gjithë elitës së PD, që e kanë lënë partinë në këtë situatë”, tha Bejko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here