E rëndë/ Ndërron jetë nga asfiksia dhe kequshyqerja foshnja 3-muajshe në Has

Një foshnjë 3-muajshe ka ndërruar jetë në Krumë të Hasit. Nga të dhënat e para dyshohet se foshnja ka vdekur si pasojë e asfiksisë dhe nga kequshqyerja.

Ka qenë nëna e foshnjës që ka njoftuar policinë se fëmija i ka ndërruar jetë në shtëpi. Raportohet se nëna e foshnjës vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Më datë 14.12.2021, jemi njoftuar nga shtetasja G. P., 31 vjeçe, banuese në Krumë, se ka ndërruar jetë në banesë, foshnja e saj 3-muajshe.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment