E rëndë në Gjirokastër! Djali dhunon rëndë gjyshen dhe babain

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër këtë të enjte ku një i ri ka dhunuar gjyshen dhe babain e tij.

Policia thotë se ka arrestuar në flagrancë shtetasin Steljo Rizvo i cili ka ngritur dorë mbi gjyshen e moshuar dhe babain e tij.

Pas një debati në banesë mes familjarëve, ai ka dhunuar gjyshen 67-vjeçare me inicialet M.R., 67-vjeçe, e më pas edhe babain me inicialet V.R., 47-vjeç.

Nuk dihen ende motivet e debatit në familje.

23-vjeçari do të përballet me akuzën e “dhunës në familje”.

Ndërkohë, të dhunuarit pasi kanë marrë ndihmë mjekësore janë rikthyer në banesë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment