E shtuna sjell vale arrestimesh ne Fier

DVP Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 28 vjeç, banues në Fier, pasi u kap nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar në gjëndje të dehur automjetin tip “Punto”.

Gjithashtu, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim K. Sh., 37 vjeç, banues në Patos pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 10.05.2021, e ka dënuar me dy muaj burg per veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. P., 48 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases U. P., 48 vjeçe.

Fier/Informacion paraprak.
Sot rreth orës 02:25, në fshatin Velmish, Roskovec, ka rënë zjarr në autobuzin tip “Man” në pronësi të shtetasit B. T., i cili ishte i parkuar.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndijë elektrike në automjet.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment