“Edhe na kopjon, dhe na sulmon”,Bardhi-Ramës: Betejën nuk e ke me opozitën

0
127

Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Rama ndaj kreut të saj Lulzim Basha.
Sekretari i Përgjithshëm Gazement Bardhi thotë se kryeministri është duke zbatuar propozimet e Partisë Demokratike megjithëse i sulmon ata.
Ai i thotë Ramës të mos ketë kompleks nga zbatimi i masave të propozuara nga ata dhe shton se betejën sot nuk e ka me opozitën por me koronavirusin.
“Edhe na kopjon, edhe na sulmon! Nga vila e tij 2 milionë euro në Surrel, Edi Rama, i papërgatitur dhe pa ide, hedh ndonjë batutë të lodhur në twitter para se të adoptojë masat e propozuara nga PD. Të kemi thënë që ditën e parë: ne nuk e kemi problem që ti merr dhe zbaton masat e propozuara nga Lulzim Basha, përkundrazi. Në këto kohë të vështira ne po të kërkojmë publikisht të zbatosh të gjitha propozimet tona dhe pa asnjë vonesë të mëtejshme. Sot betejën nuk e ke me opozitën, por me koronavirusin. Prandaj pa humbur më kohë nga komplekset, fillo zbatimin e tyre një orë e më parë. Sa më shpejt t’i zbatosh të gjitha, aq më mirë do të jetë për çdo shqiptar ”, shkruan Bardhi.
Kryeministri Rama ironizoi pak më parë me propozimet e kreut të opozitës Lulzim Basha. Ky i fundit deklaroi se plani i tij me 8 pika është i zbatueshëm dhe duhet të vihet në veprim për të minimizuar pasojat e koronavirusit në ekonomi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here