Edi Rama po rrëmben me dhunë pushtetin vendor

0
156

Nga Roland Bejko

E pohoi për mediat me gojën e tij kryetari i paligjshëm socialist i Devollit:

“Policinë e kam njoftuar unë. Nuk është normale por edhe grumbullimi i njerëzve nuk është normal.”

Ndërkohë që qytetarët dhe kryetari legjitim në detyrë i Devollit Bledion Nallbati i dalë nga vullneti i shumicës së qytetarëve në zgjedhjet pluraliste të 2015 -ës, po protestojnë jashtë mjediseve të Bashkisë kundër juntës që ka uzurpuar që pa gdhirë zyrat dhe ambjentet e brendshme të godinës.

Pas votimeve të paligjshme dhe antikushtetuese të 30 qershorit të zhvilluara në mënyrë të njëanshme nga Edi Rama, tani, si asnjëherë tjetër më parë në historinë e shtetit shqiptar që nga themelimi i tij do të kemi dy kryetarë bashkie dhe dy këshilla bashkie që do ndeshen midis tyre duke u zënë nga leshtë e kokës. Të dy pretendojnë se janë të ligjshëm.; Kryetari në detyrë nuk i njeh zgjedhjet sepse sipas kushtetutës datën e zhvillimit të zgjedhjeve e dekreton Presidenti dhe KQZ e ka për detyrë ta zbatojë këtë dekret. Presidenti ka dekretuar 13 tetorin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve lokale.
Ndërsa pretendenti socialist për kryetar bashkie pretendon se ka të drejtë pasi ka dalë nga një çertifikim i KQZ e cila nuk zbatoi dekretin e Presidentit, por urdhërin e Kryeministrit. Mirëpo Kushtetuta e Republikës nuk thotë kund që zgjedhjet zhvillohen me urdhër kryeministri.

Dhe në mungesë të Gjykatës Kushtetuese që është i vetmi autoritet legal që ndan të drejtën, e fshirë nga faqja e dheut prej vet Kryeministrit, natyrisht, palët do ndeshen duke u kapur nga leshtë e kokës.

Që konflikti të shuhet për momentin, ka zgjidhje:
● Të ndalet procesi i konstituimit të paligjshmërisë deri sa të ngrihet Gjykata Kushtetuese e përbërë nga gjyqtarë të pavarur dhe të gjithëpranuar.
● Kryetarët legjitimë të vazhdojnë në detyrë deri sa gjykata të vlerësojë legjitimitetin e dekretit të Presidentit.

Ndërsa kryetarët dhe qytetarët shumë mirë që protestojnë para Bashkive të tyre ndërkohë. Ata nuk mund të ikin në shtëpi si në një natyrë të qetë, sikur asgjë nuk ka ndodhur. Përkumdrazi, nëpërmjet protestës le ta marrë vesh gjithë bota mbarë se Shqipëria prej kohësh nuk është më një shtet normal. Këtu gjithë pushtetet janë rëmbyer nga junta, nga një njeri, nga Edi Rama.

Kjo është Shqipëria jonë tani, e përçarë dhe në konflikt social e politik permanent.

E shkatëroi tirani me pelevreqe haxhiqamiliste edhe vetqeverisjen vendore. Demokracinë vendore po e shtyp me këpucën e policit dhe qytetarët po i ref me shkopin e zi të gomës .
Në fakt, ky nuk është fundi i një mandati për kryetarët legjitimë në detyrë, por është fillimi i fundit të një historie të stisur nga Edi Rama. Kjo agoni do ta ketë një fund, por fundi do të ketë një kosto të lartë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj, mjerisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here