Edi Rama rreziku numër 1 për mosçeljen e mundshme të negociatave!

0
153

Të dashur miq, ndodhi ajo që i kisha frikën prej disa ditësh…

Filloi avazin ky mitomani, sulmon opozitën në Parlament për dështimet e veta.

Haron që sajoi Griseldën, na çau kokën për Fierin e për hapjen e kutive. Haron që futi në grevë urie deputetët në mes të Tiranës e bllokoi tre ligjet për katër vjet me radhë në opozitë gjer sa bllokoi marrjen e satusit të vendit kandidat. Haron që frymëzoi turmat në 21 Janar dhe në majë të gishtave e duke ju dhënë shenjë me kokë i frymëzonte të qëllonin me hunj policinë e me zjarr e flakë institucionet duke i çuar hallexhinjtë socialistë te gryka e zjarrit. ( dhe që nuk e zbardhi kurrë të vërtetën e asaj dite)

Haron darkën te Krokodili në Stasbourg kur ndërmjetësit e huaj i kërkuan që të rinte urtë e të fliste një gjuhë me qeverinë e atëhershme ?!

Ky që mbushi vendin me drogë dhe që Ministri i tij i Brendshëm me gjithë shpurën e drejtorëve të policisë i ka ca në hetim e ca në kërkim për mbjelljen, trafikimin dhe bashkëpunimin në krimin e organizuar, fajin ja ka opozita?!

Haron që në raportin e Komisionit Evropian është njohur për meritë dekriminalizimi dhe kjo nuk do ishte bërë e mundur nëse nuk do kish luftuar kjo Opozitë kundër vet Atij që mbronte Roshin dhe ushtrinë e kriminelëve në parlament e bashki duke thënë që janë shpifje të opozitës destruktive ?!

Ky mitomani,që e ka bërë Shqipërinë kampion të emigrimit masiv dhe krimit të organizuar, haron që edhe po të mos i përmendë opozita në gjuhë të huaja ato, Interpoli dhe zyrat e emigracionit i kanë provat dhe shifrat aty.

E mbushi Shqipërinë me drogë e laburatorë Xibrake e me këto para na blen zgjedhjet, dhe na kërkon tani të heshtim. Të mbyllim gojën!

Ky na kërkon ti bëjmë një nder, të heshtim nëse nuk flasim siç ai do edhe pse në raportin e Komisionit u njoh për meritë dhe zhvillimi i zgjedhjeve ku Kryetari i Opozitës Lulzim Basha për hir të Shqipërisë e në dëm të Partisë pranoi thikën pas shpine të tij, talljet dhe ironitë e tij të pështira fshat më fshat e qytet më qytet gjatë fushatës e pas saj. Deri në atë çast, Luli ishte “djal i mirë”, tani është “djalë i keq”…
Haroi shpejt zotëria që në euforinë e “fitores së zgjedhjeve” të blera në foltoren e Parlamentit falenderoi opozitën për votën për reformën në drejtësi, dekriminalizimin dhe mbi të gjitha denoncimin e teafikut të drogësqë ai më parë nuk e kish parë, e mohonte dhe nuk dinte gjë. Ja kish hedhur Sajmiri Tahiri që njësoj si te historitë e Bella Mafia e mban peng duke e kërcënuar me shprehjet e tij, njëherë duke i thënë se “Nuk keni parë gjë akoma” dhe tani nga obori i Parlamentit se ” nuk ka burr nëne e bir kurve që më areston…..”

Por, nëse ka pasur një rrezik real që Shqipërisë të mos i çeleshin negociatat, ky rrezik ishte dhe është vet Edi Rama që lë kriminelët të ndërtojnë kullat shumëkatëshe me pastrim parash në mes të Tiranës duke tronditur euron dhe dollarin amerikan, e burgos fukarenjtë e Kukësit e të gjithë Shqipërisë për hiç asgjë.

Por, pikërisht, pse duhet frenuar marrëzia e këtij fundërine për të mos e lejuar të instalojë Sulltanatin e tij vulgar, Opozita është pro çeljes së negociatave dhe integrimit të plotë të Shqipërisë në Evropë.

Han e tha qartë; “Ballkani Perëndimor do mbajtur afër për të shmangur influencat ruse dhe turke në rajon”.

Për këtë arsye u dha visto nga Komisioni për çeljen e negociatave jo për drogën e Kolumbisë as për vizat e bardha që thith i çmenduri para çdo seance parlamentare.

Ky mashtrues ordiner, e kupton rrezikun që mund ti vijë nga bllokimi që mund ti bëjnë çeljes së negociatave ndonjëri nga shtetet anëtare dhe prandaj po pregatit opinionin që :

1. Nëse çelen negociatat është tërësisht meritë e tij dhe deri në zgjedhje do na çajë veshët me daullet e tij të propagandës.

2. Nëse dështon çelja e negociatave do vazhdojë të dërdëllisë se fajin e ka opozita “antishqiptare” dhe faktori ndërkombëtar që nuk do zgjerimin.

Ja, një njeri si ky e drejton vendin, që bën batërdinë në keqqeverisje dhe që na kërkon hapur të mbyllim gojën e të mos pohojmë zullumet e tij. Ky i bën, ne të mos flasim.
Dhe antishqiptar janë ata që denoncojnë në gjuhë të huaj, por jo Ky që i bën horrlëqet !

Është bërë nervoz pse Z. Basha dhe opozita nuk bën siç bëri ai kur drejtonte opozitën për të bllokuar procesin,por përkundrazi prej muajsh lobojnë në gjuhë të huaj Hapjen e Negociatave për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Por Edi Rama nuk e do realisht këtë. Ai do që opozita të flasë keq që të ketë alibi për zgjedhjet. Ai nuk ka plotësuar asnjë nga 5 kërkesat e lëna nga Brukseli dhe Kryetarët e Shteteve anëtare, dhe është shumë larg kritereve të qënësishme të Kopenhagenit mbi të cilat do bazohet gjithë procesi i negociatave.
Ai e di që gjithçka që ka artikuluar opozita deri tani për keqqeverisjem e tij është e vërtetë. Ndaj trembet dhe i thot asaj le të mos i nxjerim në mexhlisin evropian problemet tona. Nëse nuk do ishin të vërteta akuzat e opozitës, pse do kish frikë?! Brukseli dhe shtetet anëtare të BE -së e marin informacionin se çka ndodh në Shqipëri me qeverisjen edhe nga indikatorë të tyre veç opozitës; nga ambasadat,nga OSBE, Banka Botërore, Sipërmarësit, OJF, shërbimet sekrete etj, etj.
Prandaj thirrja ndaj opozitës që mos trego në botë se ç’ndodh brenda nesh është thjesht dhe vetëm retorikë për fushatë elektorale.
Për ti faturuar asaj dështimet e tij.

Përgjegjësia në rast dështimi është krejt dhe vetëm e Edi Ramës.. Ai ka ndërprerë tërësisht Dialogun Politik me opozitën dhe e ka zëvendësuar atë me gjuhën e retorikës dhe përbaltjes së saj.

Eh sa i di ajo këtij mitomani të pakurueshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here