Edi Rama sot në Gjirokastër në dëgjesën publike, Golemi, mundësi e mirë për bashkëbisedim

0
174

Edi Rama kryeministri shqiptar, pritet sot të marrë pjesë në dëgjesën publike me qytetarët e Gjirokastrës në kuadrin e turit pas elektoral që ka ndërmarrë në të gjithë vendin.

Vendi që është zgjedhur nga organizatorët, është sheshi përpara Gjimnazit “Siri Shapllo” në lagjen 18 Shtatori në orën 17:30.

Sipas kreut të PS në Gjirokastër njëkohësisht deputeti i ri në parlamentin shqiptar Flamur Golemi, dëgjesa publike është një mundësi e mirë për të bashkëbiseduar me kryeministrin Rama, për ato çështje, që qytetarët gjirokastritë mendojnë se duhet të jenë në prioritet i punës së qeverisë së re në muajin shtator.

Ne po ndërtojmë koalicionin më të madh që ka parë ndonjëherë Shqipëria, koalicionin e bashkëqeverisjes me qytetarët, prandaj kontributi i cdo qytetari gjirokastrit është i domosdoshëm-shprehet Golemi duke shtuar se mbështetja me votë në 25 qershor, ishte vetëm hapi i parë drejt Shqipërisë që duam ndërsa këtej e tutje, është koha të punojmë së bashku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here