Edi Ramës po i merret fryma si në ditët e tij më të këqija

0
146

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot pasdite në një komunikim në Facebook për të folur për krizën politike në vend pas vendimit drastik të opozitës për të djegur mandatet

Gjatë deklaratës live nga zyra e Kryeministrisë, bie në sy fakti se Ramës po i merret fryma. Kemi parë që kjo gjë atij t’i ndodhë shpesh sa herë është në ditët e tij më të këqija, kur ka kriza apo skandale që cënojnë qeverisjen e tij.
“Me lak në fyt” dhe i papërgatitur për këtë akt politik të fortë nga opozita, Rama ka harruar arrogatin e zakonshëm dhe po bën viktimën.  

Ramës i merrej fryma edhe kur kuksianët e revoltua i vunë flakën kabinave të koncensionarit në Rrugën e Kombit, duke refuzuar të paguanin haraçin e vendosur gjithë arrogancë nga qeveria e tij. Edhe sot Ramë është në të njëjtën situatë. Atij po i merret fryma përballë të gjithëve teksa mundohet të bindë opozitën të rikthehet në Kuvend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here