EKSKLUZIVE!!! Emrat konkurrentë për drejtor të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës

0
162

Drejtori i ri i Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, do të zgjidhet përmes seleksionimit të kandidaturave me anë të një konkursi publik.

Të paktën kjo është urdhëresa e dalë nga zyra e ministres së linjës Ogerta Manastirliu disa ditë më parë.

Në këto kushte, pranë Ministrisë së Shëndëtësisë, janë paraqitur dosjet e kandidatëve për drejtor të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës.

Burime nga Juguneës.net referuar informacioneve të Zyrës së Personelit në këtë ministri, konfirmojnë dorëzimin e pesë dosjeve për të konkurruar për drejtues të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës ndërkohë që dy prej tyre janë intervistuar nga komisioni i ngritur me këtë rast.

Sipas këtyre të dhënave, mes pesë dosjeve të paraqitura, figorojnë emrat e dy mjekëve konkretisht e Fatmir Mahilajt dhe Altin Goxharajt, i pari imazherist ndërsa i dyti infektolog.

Ndërsa në garë është edhe Fadil Bojo ish drejtor i Shërbimeve Publike në Bashkinë e Gjirokastrës, i shkarkuar nga Zamira Rami në maj të këtij viti.

Kriteret e vendosura nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, nuk përcaktojnë se drejtuesi i spitalit duhet të jetë medoemos mjek, cka lë të hapur rrugën për të tjerë.

Një fakt është i sigurtë, që brenda tetorit Spitali Rajonal i Gjirokastrës, do të ketë drejtorin e ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here