Eksodi i mjekëve drejt Gjermanisë/ Qeveria jep 250 mijë lekë bonus për specialistët që shkojnë në rrethe.

0
147

Qeveria ka shtuar së fundmi bonusin për mjekët specialistë , si një mënyrë për të ndalur eksodin e mjekëve drejt Gjermanisë.
Vendimi i qeverisë parashikon se për raste të veçanta të mungesës së mjekut specialist në shërbime të ndryshme të spitaleve rajonale e bashkiake, ministri i Shëndetësisë vendos përveç pagës, trajtimin financiarisht me një bonus deri në 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë në muaj. Sipas këtij vendimi që vjen në një kohë kur spitalet po zbrazen nga mjekët, vlera e bonusit përcaktohet, rast pas rasti, nga ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Bonusi për mjeket ka qenë me i vogël dhe në shumë raste nuk ka funksionuar për shkak se mjeket nuk pranonin të shkonin në rrethe për pagesa deri ne 150 mijë lekë në muaj.Mbetet për tu parë në vijim sa do funksionojë ky vendim i ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here