Eksodi masiv/Ligji i ri i qeverisë Rama, shqiptarët do të zëvendësohen me emigrantë të botës së tretë

0
137

Gjatë viteve të fundit llogaritet se 300- 400 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi. Arsyeja kryesore e këtij eksodi masiv është mungesa e punës, pagat e ulëta dhe sigurisht keqqeverisja. Këtë problem të rëndë demografik dhe social me pasoja për të ardhmen e vendit, qeveria “Rama” ka vendosur ta zgjidhë në mënyrën më ekstreme. Shqiptarët që ikin do të zëvendësohen me punëtorë emigrantë nga vendet e botës së tretë ose zonat e konfliktit. Projekti që përflitej prej kohësh në media tashmë është kthyer në ligj dhe do të votohet në Kuvend në ndryshimet e ligjit “Për të huajt”.
Në 7 vite qeveria “Rama” ka bërë çdo gjë që numri i shqiptarëve që duan të ikin të jetë edhe më i madh.
Sekretari i PS-së, Taulant Balla tha se punëtorët e huaj duhen pasi në Shqipëri mungon krahu i punës.
Por para se të miratohen ligje për punëtorë të huaj, qeveria duhet të nxjerrë të dhënat sa është numri i personave të papunë në Shqipëri? Sa është numri i atyre që ka punësuar? Sa është numri i atyre që sot jetojnë në varfëri ekstreme dhe sa janë ata që kërkojnë vetëm një mundësi për të fituar para në rrugë të ndershme?
Shqiptarët nuk janë kundër emigrantëve. Janë kundër një qeverie që i ka detyruar të emigrojnë nga sytë këmbët dhe tashmë po shohin se po zëvendësohen me emigrantë në shtëpitë e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here