Eksodi/Të rinjtë me sytë nga Gjermania,mësimi i gjuhës gjermane trendi më i ri!

0
154

Mësimi i gjuhës gjermane po lë pas atë angleze kjo pasi shihet me interes si një lloj tendence për të rinjtë shqiptarë.Arsyeja e një interesimi të tillë është fakti se të rinjve u duhet kjo gjuhë e huaj sepse duan të largohen drejt shtetit gjerman .Eksodit nuk i kanë shpëtuar as të rinjtë e Gjirokastrës.Ata zgjedhin të braktisin vendin në kërkim të një të ardhmeje më të mirë në Gjermani.
Vetë të rinjtë shprehen se në këtë shtet jetesa është më e mirë por edhe ndihen më të sigurt si për punësimin, po ashtu edhe për studimet.
Mësimi i gjuhës gjermane nëpërmjet kurseve të ndryshëm ka lënë pas anglishten apo italishten.Nuk ka kufi për moshat që zgjedhin të zhvillojnë këto kurse.Dominojnë moshat nga 12 dhe 25 vjeç por pas nuk mbeten as gratë e burrat mbi 30 vjeç.
Kërkesat rriten dita ditës ,që prej dy vitesh kjo gjuhë e huaj është bërë më e frekuentuara për të rinjtë që ndjekin nivele të ndryshme të gjermanishtes, në mënyrë që të plotësojnë kriteret për të fituar një kontratë pune në shtetin gjerman
Lehtësimi i procedurave nga shteti gjerman për punësimin e të rinjve, ka bërë që përveç mësimit të gjuhës në kurse private, vitet e fundit është rritur edhe numri i studentëve që zgjedhin të studiojnë për gjermanisht në universitetet e vendit.


“Kam zgjedhur gjermanishten sepse duhet si gjuhë,synoj të shkoj për infermieri në shtetin Gjerman”- thotë një i ri .


Po pse pikërisht Gjermania?


“Është një vend i denjë për studentët ose të rinjtë që sapo janë diplomuar.Ka kushte ,ka arsim ,shëndetësi ,ka ekonomi ,ka mundësira për të punuar në ndryshim nga këtu që çdo gjë është e vështirë”-thotë një tjetër i ri.


Nga Gjirokastra vetëm gjatë vitit që lam pas u larguan me qindra të rinj ,të cilët u zhvendosën drejt kryeqytetit ose nëpërmjet kompanive të ndryshme kanë firmosur kontrata pune drejt shtetit Gjerman ku më pas kanë nisur punë kryesisht si infermier , kamarier apo kuzhinier.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here