Elseid Hysaj rinovon kontratën me skuadrën e Napolit deri në vitin 2021

0
221

Tashmë gjithçka është zyrtare dhe përfundimtare pasi mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj ka rinovuar kontratën me skuadrën e Napolit deri në vitin 2021.

Marrëveshja është arritur me sukses mbrëmjen e djeshme dhe në këtë mënyrë 22-vjeçari blindohet pasi klube të mëdha europiane shfaqën interes për të marrë shërbimet e tij, shkruan ‘Corriere dello Sport’, raporton Syri.net.

Sipas kontratës së re lojtari do të marrë një pagë nga e cila fillimisht do të përfitojë 1.6 milionë euro ndërsa së bashku me bonuset ajo do të shkojë në 2.3 milionë euro.

Klauzola e lirimit të lojtarit është 50 milionë euro, një shumë e majme financiare për një talent të Kombëtares shqiptare.

Në këtë mënyrë Hysaj bëhet lojtari i vetëm shqiptar më i vlerësuar i të gjitha kohërave./Syri.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here