Emërimi i administratorit të Lazaratit, vendim personal i kryebashkiakes Rami

0
171

Me ane te nje postimi ne faqen zyrtare te PD Gjirokaster ne FCB, kryetari i kesaj Dege Roland Bejko ka bere nje sqarim per opinionin publik ku eshte shprehur se nuk ka asnje marreveshje me forcen tjeter opozitare LSI dhe se emerimi i Administratorit te Lazaratit disa dite me pare eshte nje marredhenie personale midis kryebashkiakes Rami dhe personit te emeruar ne kete detyre i cili eshte njeheresh edhe kryetar i grupseksionit te PD Lazarat.

Postimi i plote i zotit Bejko. 

“S Q A R I M

Partia Demokratike Gjirokastër sqaron opinionin publik se nuk ka asnjë marrëveshje me forcën tjetër politike LSI qoftë në nivel lokal ashtu dhe në nivel qëndror.

Për pasojë emërimi i administratorit të Lazaratit nga ana e Kryetares së Bashkisë zj. Zamira Rami është tërësisht një raport dhe zgjidhje personale midis tyre.

Nëse në të ardhmen do të ketë një marrëveshje bashkëpunimi me forcën tjetër opozitare LSI në nivel lokal, sigurojmë anëtarët e Partisë Demokratike dhe gjithë opinionin publik se gjithçka do të marë miratimin e forumeve të PD Gjirokastër dhe do të bëhen pubike të gjithë termat e bashkëpunimit.

Kryetari PD Gjirokastër

Roland Bejko”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here