Emigracioni, shqiptarët të gjashtët në botë që duan të ikin

0
142

Shqipëria renditet e treta për numrin e lartë të emigrantëve në raport me popullsinë që jeton brenda vendit, evidentoi Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim lidhur me vendet në tranzicion. Vendi ynë u rendit pas Gazës dhe Bosnjës.

Synimet për të emigruar u rritën ndërmjet viteve 2010 dhe 2015. Në rajonet e BERZH, më shumë se 3 për qind e të anketuarve treguan se kishin qëllim për të migruar në vitin 2015, krahasuar me 1.8 për qind në vitin 2010, shkruan Monitor.

Të pesë vendet me përqindjet më të mëdha të njerëzve që raportojnë se duan të emigrojnë jashtë vendit janë të gjitha në Afrikën Sub-Sahariane, me Liberinë që kryeson listën në 14 për qind. Shqipëria renditet e gjashta në botë, me pothuajse 10 për qind të të anketuarve në atë vend duke treguar një qëllim për të emigruar brenda vitit.

Ndërkaq, normat me më shumë se 5 për qind vërehen në Armeni, Kosovë, Maqedoni. Në të njëjtën kohë, këto ekonomi tashmë kanë një numër të madh të emigrantësh.

Rusia dhe Ukraina janë dy nga 10 ekonomitë më të mëdha të origjinës në aspektin e numrit absolut të emigrantëve, ndërsa në raport me popullsisë janë Bosnja dhe Shqipëria në Europë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here