Ende asnje pike per Luftetarin

Java e 3 e superliges shqiptare dhe Luftetari perseri zhgenjen ne rezultat. Ne ndeshjen e sotme perballe Flamurtarit perseri fati nuk ishin me gjirokastritet. Ndeshja filloi me vrull dhe presion nga vendasit duke i vene ne veshtiresi miqte nga Vlora, por Shkurtaj dhe Milosjavjev tregohen te pa sakte perballe portierit Kolici. Ate qe s’e bejne gjirokastritet e bejne miqte ne minuten e 25 me anen e Busicit, ku pas nje krosi te Mustes shenon me koke duke e cuar rezultatin ne 0-1. Menjehere pas golit vendasit u pergjigjen me anen e Radovic me nje gjuajte qe ishte ngjitur me shtyllen e portes mike. Pjesa e dyte ishte pothuaj ”fotokopje” e se pares me raste nga te dyja ekipet, por pasaktesia dhe mosqetesia para portes beri te mundur qe rezultati te qendronte i pa ndryshuar. Duhet theksuar se arbirtri i ndeshjes Klodian Shahini u tregua ”doreleshuar” me gjirokastritet duke i ”respektuar” me dy kartona te verdhe Ramadanin dhe Aleksin, nderkohe me miqte u tregua ”kurnac”. Pas javes se trete Luftetari gjendet ne fund te tabeles se renditjes me 0 pike, ndekohe qe ne javen e katert do te udhetoje per ne Tirane.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment