Energjia elektrike dhe karburantet rritin kostot e biznesit

0
191

Për pjesën më të madhe të bizneseve që punojnë në Shqipëri shqetësimi më i madh për kostot e produkteve të tyre është çmimi i karburanteve dhe energjisë elektrike.
Në anketën e realizuar nga Konfindustria, rezulton se 78% e sipërmarrjeve që kanë plotësuar pyetësorin renditin si arsyen kryesore këto çmime të cilat ndikojnë në produktivitetin e tyre dhe konkurrencën me tregjet rajonale.

Një tjetër problem që është vërejtur në anketë janë edhe politikat tregtare të padrejta si konkurrenca e padrejtë nga tregu informal.
Sipas anketës çmimet e larta të energjisë, karburanteve dhe disa taksave, ulin fuqinë konkurruese të Shqipërisë në rajon dhe largojnë investitorët potencialë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here