Enkel Demi, Yuri Kim/ Unë zgjedh anën e gabuar të historisë, zgjedh Havzi Nelën

0
286

Sot u shënua 33 vjetori i vrasjes nga regjimi Komunist i poetit kundërshtar Havzi Nela, i cili zgjodhi rrugën që të kundërshtonte hapur regjimin, dhe ky i fundit i mori jetën.

Gazetari i njohur Enkel Demi ka shpërthyer keq ndaj ambasadores së SHBA-së në vendin tonë Yuri Kim, teksa përmes një statusi në Facebook shkruan:

Mund të zgjedhësh të jesh në anën e duhur të historisë dhe të jesh rilindas…

Unë zgjedh sot e gjithë jetën anën e gabuar të historisë, Havzi Nelën, prandaj më takon veç një dorë bar.

Në këtë dekikë që bëj këtë zgjedhje ata që vranë Havzi Nelën do më quajnë anti-amerikan.

Por, ndërsa zonja Yuri Kim i lut gazetarët të thonë me guxim të vërtetën dhe unë i tregoj të vërtetën e sërës së gjykatësve që e varën Havzi Nelës, të cilët janë në krye të sistemit të drejtësisë, po ajo na tregon me gisht si “sabotatorë” të reformës në drejtësi.

Por, unë gjithsesi do zgjedh anën e gabuar të historisë, se e dua Kosovën, madje ma shpif perversiteti i zotit Grenell, kur kujton “heronjtë” serbë të 1389 dhe ata prapë do më quajnë anti-amerikan.

Por, prapë duhet zgjedhur ana e gabuar e historisë, kur tregon me gisht rilindasit që i bëjnë çiçin zjarrit, se helikopterët që blenë nuk dihet pse nuk u fluturojnë, ani se american soul bën pushime në Palasë.

Në anën e gabuar e historisë qe baba im, se nuk ishte komunist, as anëtar Komiteti, ndaj unë, i biri kërkoj Evropën, jo kurvat e rilindasit në Ohër.

Në anën e gabuar të historisë qe Havzi Nela, sepse poetët përherë gabojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here