“Enveri” kapet në Greqi me 1.7 milionë euro drogë

Një turk me 23 kg heroinë dhe 2 kg kokainë është lokalizuar dhe arrestuar në Krystallopigi të Follorinës në kufi me Shqipërinë. Mësohet se turku i arrestuar është u nis për në Greqi pas problemeve të rënda ligjore në vendin e tij. Gjatë aksionit, është ndaluar nga policia greke një automjet, me drejtues shtetasin turk, Enver Celen, dhe pasagjere një shtetase shqiptare 32 vjeçe.

Supozohet që turku me sasinë e madhe të drogës të fitonte 1.725.000 euro nga shitja e drogave të forta në Selanik dhe Athinë.

Rezulton se ndaj 42-vjeçarit me origjinë turke ishte në pritje një urdhër-arresti nga vendi i tij.

Në momentin e lokalizimit të makinës nga policia, u krye një hetim i detajuar i cili rezultoi se shqiptarja e arrestuar posedonte dy pako najloni me kokainë me peshë dy kilogramë e njëqind gramë. Situata mori një kthesë edhe më dramatike kur në bagazhin e makinës u gjetën dhe u konfiskuan dy çanta shpine të zeza. Në njërën u gjetën 11.335 gramë heroinë dhe në tjetrën 11.668 gramë heroinë. 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment