Era e fortë anullon lëvizjet e mjeteve detare në portin e Sarandës

0
169

Era e fortë ka bërë që të anullohen lëvizjet e trageteve të linjës Korfuz – Sarandë dhe anasjelltas Sarandë -Korfuz për shkak të dallgëzimit në det .

Sipas burimeve nga Kapiteneria e Portit dallgëzimi është 4-5 ballë me lëvizje veri – perëndim.
Të bllokuara gjithashtu mbeten edhe anijet dhe varkat e peshkimit.Moti i keq sipas sinoptikanëve do të vazhdojë edhe për disa ditë ndërsa temperaturat shënuan disa gradë nën zero këtë mëngjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here