Erion Braçe e ka merituar fyerjen e Edi Ramës!

0
163

Nga Roland Bejko
Erion Braçe, o mavri me bojë, në rast se do më kish ndodhur mua me kryetarin tim ajo skenë fyerje që të bëri ty Rama duke të përzënë nga pranëvetja si qen të zgjebosur, do kisha dhënë menjëherë dorëheqjen pa as më të voglin diskutim, dhe kryetarin do ta kisha shpallur armikun tim personal.
Po ç’tu desh aty afër o ditëzi, nuk e njeh fare kryetarin tënd?
Po ai i do gjithë prozhektorët për vete sot more. I do gjithë kamerat mbi mjekrën e tij prej rilindësi. Është i vetmi nga aktorët politikë që bën politikë me situatën, dhe jo politika për situatën. Nuk e ke dëgjuar se çu thotë njerëzve mo? Zoti lart dhe ai në tokë janë të vetmit që mund ti ndihmojnë hallexhinjtë e shkretë sot në këtë ditë të vështirë…
Ndaj ikni andej, ikni dhe mos i rrini pranë se i dëmtoni imazhin. Po ç’faj u ka ai juve more? Ti me Elisën e ca të tjerë mbetët duke e imituar atë si majmunë
të vegjël more. Lë ai mjekër, lë dhe ti. E trash ai zërin e trash dhe ti. Del ai me krye mbi kamerat e mbi grumbujt e shtëpive të shkatëruara, do të dalësh dhe ti. Mirë ta bëri!
Përtej ironisë, ça mund tu thuash këtyre. Është e kotë të kërkosh virtyt dhe dinjitet tek malinjët kur ata janë të gjithë njësoj në gjithë piramidën, arrogantë dhe të babzitur për para e për pushtet . Fjala nder dhe dinjitet, është e huaj për ta.
Atë fyerje që Rama i bëri dje këtij gjysëm kryeministri, ua ka bërë të gjithëve me rradhë nga Bashkia deri qeveri. Dhe këta bashkë me Erionin ua bëjnë atyre që kanë në varësi e kështu me rradhë deri tek më i fundmi i piramidës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here