Erion Veliaj dhe bashkia e miliona eurove !

0
162

Nga Endrin Gjipali

Sipas Monitor.al gjatë 2018 janë dhënë rreth 400 leje ndërtimi për pallate në Tiranë me rreth 940.348,00m2 sipërfaqe.

Të bëjmë disa llogari:

-Në Tiranë pra vetëm nga këto leje do shtohen asete imobiliare me rreth 940348m2 × 800€/m2 = 752,278,400.00 € (800€ është shumë pak për vendet ku po ndërtohet por doja të isha i kursyer). Kulmi i varfërisë e ndërtohet kaq shumë?!!! A janë lek të pista që po pastrohen?!!

-Ndërkohë që të zbardhen këto leje ndërtuesit kanë derdhur në llogarinë e Bashkisë Tiranë 8% që është taksa e infrastrukturës, pra kemi
752,278,400€ × 0.08 = 60,182,272.00 € në arkën e €rion Velisë.
E kuptoni çmund të bëjë kjo Bashki miliardere vetëm me këtë taksë por që faktikisht nuk bën asgjë…. 60 milion € nuk janë pak për një bashki si tonën!

Por lind pyetja: Kush janë këta ndërtues që paskan CASH 60 milion Euro?!!
A është kthyer Tirana në një lavatriçe e parave të drogës?
Të gjitha këto për 1 vit kalendarik!!!!

Miq, mandat i dytë jo e jo, por këta nuk duhet të rrinë 1 minut më shumë në pushtet!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here